Nisja e turneut të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, nëpër shkolla të ndryshme në Kosovë ka ngjallur reagimin e koalicionit LDK-AKR-Alternativa, i cili thotë se me këtë ai po bën përpjekje për t'i dalë në ndihmë fushatës së “koalicionit të mesnatës, për krijimin e të cilit një rol të rëndësishëm ka luajtur ai”, shkruan sot Koha Ditore.
“Praktikat e mëhershme të trajtimit të padinjitetshëm të mësimdhënësve nëpër fushata zgjedhore, sikur rasti në balotazhin për kryetar të Komunës së Drenasit, të aplikuara nga Thaçi, kanë dëmtuar reputacionin e institucionit të presidentit të Republikës”, thuhet në reagim.
Për të mos i degraduar institucionet arsimore, koalicioni LDK- AKR-Alternativa i ka kërkuar presidentit Thaçi që të heqë dorë nga turneu i tij parazgjedhor nëpër shkollat e Kosovës. Këtë kërkesë, siç thuhet në reagim, po e bëjnë për të evituar shkeljen kushtetuese, të cilën do të ishin të detyruar ta adresonin...(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
LDK-ja reagon ndaj përfshirjes së Thaçit në fushatën e PDK-së
-
Kurti sfidon Thaçin: Jep dorëheqje e eja në fushatë
-
Thaçi paralajmëron veprime kundërkushtetuese për llogari të Qeverisë së re
-
Opozita akuzon Thaçin, thotë se po i bën favor PDK-së duke mos thirrur zgjedhjet
-
Shumë konsultime, por jo pajtim se si të dilet nga kriza politike