Në Kosovë kanë vdekur tetë persona nga COVID-19 në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar edhe 119 raste të reja me koronavirus.
Numri total i të vdekurve ka arritur në 516, ndërsa i të infektuarve në 13.334.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPo ashtu sipas IKSHPK-së në 24 orët e fundit janë shëruar 118 persona duke çuar shifrën totale të shëruarve në 9.473. Raste aktive janë 3.345.
Në 24 orët e fundit janë testuar 460 mostra. Rastet e reja janë nga: komuna Prishtinë 25 raste, komuna Ferizaj 10 raste, komuna Gjilan 9 raste, komuna Prizren 9 raste, komuna Drenas 8 raste, komuna Fushë Kosovë 7 raste, komuna Podujevë 7 raste, komuna Gjakovë 4 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Mitrovicë 4 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Dragash 3 raste, komuna Kamenicë 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Kaçanik, Shtime dhe Shtërpcë.
