Testi i performancës për mësimdhënësit e Kosovës nuk ka gjasa të realizohet as brenda këtij viti. Vlerësimin e performancës përmes një testi e kishte përmendur ministri në detyrë i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Arsim Bajrami. Madje këtë e kishte theksuar edhe më 6 dhjetor të vitit të kaluar, ditën kur ishin publikuar rezultatet e dobëta që treguan nxënësit kosovarë në testin PISA, shkruan sot “Koha Ditore”.
Por kundër mbajtjes së testit ishte deklaruar Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBASHK), e cila pati kërcënuar disa herë me greva në arsim pasi, sipas tyre, një test i tillë ishte nënçmues për mësimdhënësit.
Gazeta ka kërkuar informacione nga zyrtarë të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) nëse do të realizohet ky test në muajt e ardhëm, mirëpo nga kjo ministri kanë konfirmuar se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
SBASHK-u kundërshton vlerësimin e mësimdhënësve përmes testimit
-
SBASHK-u refuzon vlerësimin e mësimdhënësve, propozon inspektim në klasë
-
Jasharaj: Sa të ketë SBASHK s’do të ketë vlerësim me test të mësimdhënësve
-
Kundërshtohet ideja për testim të mësimdhënësve, thuhet se do kishte efekte negative
-
Jasharaj: Të mos u bëhet presion mësimdhënësve për rezultatet e PISA-s