Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tërmeti dëmtoi 18 pallate në Kurbin, banorët qëndrojnë në çadra

Si pasojë e tërmetit të djeshëm, në Kurbin janë dëmtuar 18 pallate, banorët e të cilëve janë evakuuar dhe po qëndrojnë në çadrat pranë shkollës së mesme.

Shumë banesa në Njësitë Administrative Mamurras, Fushë-Kuqe dhe Milot kanë pësur plasaritje.

Specialistët kanë konkluduar se banesat e dëmtuara janë të pabanueshme.

Mësimi në shkolla është pezulluar dhe po bëhet verifikimi i gjendjes së shkollave nga grupet përkatëse të vlerësimit/Dita.