Arbëri

Tërmet 5.4 ballë në Shqipëri, dridhjet u ndien edhe në Prishtinë e qytete tjera të Kosovës

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në disa qytete të Shqipërisë, si Tiranë, Lezhë e Bulqizë. Ndërkohë që lëkundje më të lehta raportohen të jenë ndjerë në Berat.

Por, tërmeti i shkallës 5.5 të Rihterit, ka shkaktuar dridhje edhe në Prishtinë, sipas raportimeve të qytetarëve.

Qytetarët në Koha.net kanë raportuar se dridhjet janë ndier edhe në rajone tjera të Kosovës, si Prizren, Gjilan e Pejë.

Ende nuk raportohet për dëme.

Image