Arbëri

Tërhiqet nga gara Nedime Belegu, kandidate për kryetare të Prishtinës

KQZ-Zgjedhjet

Foto: Ilustrim

Nedime Belegu është tërhequr nga gara për kryetare të Prishtinës. Ajo ka thënë për KOHËN se për arsye shëndetësore nuk do të marrë pjesë në zgjedhje.

Nedime Belegu po garonte me numrin 128 dhe me partinë Epoka e Hyjneshës në Prishtinë.

Zgjedhjet e rregullta lokale mbahen më 12 tetor dhe të drejtë vote kanë 2 milionë e 69 mijë e 98 votues, prej tyre rreth 44 mijë jashtë Kosovës.

Janë gjithsej 2571 vendvotime dhe 910 qendra votimi.

Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar përmbajtjen dhe dizajnin e fletëvotimeve për zgjedhjet lokale për kryetar të komunave dhe kuvende komunale.