Njohësi i çështjeve politike në vend, Petrit Zogaj nga Lëvizja “FOL”, ka thënë se votimi në bllok i kryetarit të Kuvendit e edhe Qeveria me ministra, proceduralisht nuk mund të shkojë.
“Është e pamundshme të shkohet në votim në pako për këto dy institucione. Meqë PAN-i e ka vendimin banal e absurd të Gjykatës Kushtetuese, duhet të bëjë marrëveshje të brendshme me parti tjera... Nëse Veseli heq dorë nga kandidatura e kryeparlamentarit, anëtarësia do të kërkojë përgjegjësi se përse atëherë u desh të shkojmë në zgjedhje”, deklaroi Zogaj në Interaktiv të KTV-së.
Tërheqja, sipas tij, do të çonte një mesazh se PDK-ja po shkon duke u dobësuar.
Artikuj të ngjashëm
-
Veseli: Sikur vetëm 1 votë të ishim prapa partisë së parë, do të shkonim në opozitë
-
Veseli: Dorëheqja e Haradinajt kalkulim partiak, jo e papritur
-
Veseli s’është i bindur se LDK-ja e ka seriozisht kërkesën për zgjedhje të reja
-
Zogaj: Liderët politikë s’ndjejnë përgjegjësi për humbje të zgjedhjeve
-
Zogaj: Situata e fundit politike, absurditet