Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Tërheqja e Kosovës nga aplikimi për Interpol e UNESCO, dorëzim”

Kuvendi është shpërfillur krejtësisht nga Qeveria sa i përket dialogut me Serbinë, thanë deputetë të Kuvendit të Kosovës, prandaj kërkojnë që ky proces t’i kthehet legjislativit.

Në tryezën, “Roli i Kuvendit në dialogun Kosovë-Serbi” të organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës u tha se qeveritë e kaluara kanë sjellë marrëveshje të dëmshme për Kosovën ndërsa pati qëndrime të ndara sa i përket idesë së presidentit për krijimin e një ekipi të unitetit për dialog, raporton KTV.

Ahmet Isufi i AAK-së, parti e cila ka kryeministrin, tha se dialogu Kosovë-Serbi kishte degraduar, prandaj për ta ishte i dëmshëm.

Për ekip të unitetit është Elmi Reçica i PDK-së, Glauk Konjufca, i Vetëvendosjes tha se nuk e përkrahin një ide aventureske të presidentit, ndërsa Bilall Sherifi i Nismës, konsideron se ky proces është nisur mbrapsht.

Pavarësisht ftesës, aty nuk ishte shefi i deputetëve të LDK-së Avdullah Hoti, e as përfaqësuesi i Listës Serbe.

Edhe Serwer: Vështirë të ketë përparim në dialog nëse mungon vullneti politik nga Serbia Arbëri 1 j. më parë Serwer: Vështirë të ketë përparim në dialog nëse mungon vullneti politik nga Serbia

U tha se tërheqja e Kosovës nga aplikimi për Interpol e UNESCO, është dorëzim para një lufte të ashpër diplomatike që po e bën shteti serb.

U kërkua që Kosova të ketë kujdes kur hyn në marrëveshje ndërkombëtare meqë rasti me demarkacionin tregon se sa problem është për t’u kthyer prapa.