Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Temperaturat sot shkojnë deri në 23 gradë Celsius

moti

Të premten do të mbajë mot kryesisht i vranët me intervale me diell.

Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga lokale shiu, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8 dhe 11°C, ndërsa maksimalet nga 18 deri në 23°C.

Sa i përket situatës agrometeorologjike, IHMK njoftoi se reshjet e herëpashershme dhe temperaturat e moderuara do të krijojnë kushte të favorshme për zhvillimin e kulturave bujqësore pranverore, veçanërisht për kulturat e mbjella së fundmi. 

"Lagështia në tokë pritet të mbetet e mjaftueshme për shumicën e kulturave, megjithatë fermerët këshillohen që gjatë ditëve me reshje dhe shkarkime elektrike të shmangin trajtimet me preparate mbrojtëse në parcela. Cilësia e ajrit përgjithësisht parashihet të jetë e mirë deri mesatare, për shkak të qarkullimit të ajrit dhe erërave të lehta që do të ndikojnë në shpërndarjen e ndotësve atmosferikë", thuhet në njoftimin e IHMK.