Orët e para të ditës së sotshme do dominohen nga kthjellime dhe vranësira kalimtare në të gjithë Shqipërinë.
Pasditja dhe nata sjellin shtim të vranësirave në të gjithë vendin, më të dukshme në ekstremet veri dhe jug.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do pësojnë rritje të lehtë.
Ato do të luhaten në vlerat ekstremale ditore nga -11°C mëngjesi zonat malore deri në 12°C mesdita në bregdet.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 35-40 km/h nga drejtimi lindor- juglindor duke gjeneruar në det dallgëzim 3 ballë.