Shqipëria sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rritje të ndjeshme. Ato do të variojnë: në zonat malore, nga 01ºC në 16ºC, në zonat e ulëta nga 06ºC në 22ºC dhe në zonat bregdetare nga 10°C në 23ºC.
Era do të fryjë në drejtim veriperëndimor, ndërsa forca e valëzimit në det pritet të jetë deri në 3 ballë.