Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Temperaturat javën e ardhshme deri në 21 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se java e ardhshme do të karakterizohet me mot me diell dhe temperatura tipike pranverore.

Sipas IHMK-së, nga e premtja do të ketë ulje të presionit atmosferik që do të ndikojë edhe në çrregullimin e disa parametrave meteorologjike.

“Kjo situatë e parashikuar do të krijojë kushte për mot të vranët dhe me reshje të shiut të cilat pastaj gjatë vikendit parashihen të rrisin intensitetin. Në vise të larta parashihen reshje bore, ndërsa në viset e ulëta dhe mesatare reshjet e shiut parashihen të jenë të përziera me borë”, thuhet në njoftimi ne IHMK-së.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-7 gradë Celsius, derisa ato maksimalet ndërmjet 17-21 gradë.

“Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi dhe më tej në vikend nga veriperëndimi me shpejtësi 1-9m/s”.

Artikuj të ngjashëm