Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Temperatura të ulëta sot në vend

moti

Gjatë ditës së sotme do të mbaj mot me diell dhe vranësira. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se temperaturat minimale do të jenë -4 deri në -2 gradë Celsius.

Maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë Celsius.

“Të mërkurën do të mbajë mot kryesisht i vranët. Kjo situatë meteorologjike do të na përcjell edhe ditën e enjte, përjashtim bëjnë disa zona ku mund të ketë ndonjë rigë e dobët shiu, apo fjollë e dobët bore. Të enjten parashihen intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-5 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK.