Kodi i Serbisë, +381, që është përdorur gjithmonë për telefoninë fikse në Kosovë, sipas zyrtarëve të Telekomit të Kosovës nuk ka edhe shumë jetë në Kosovë.
“Telekomi është duke punuar që këtë kod ta nxjerrë jashtë funksionit deri në fund të këtij viti”, ka thënë për gazetën, zëdhënësi i Telekomit, Arsim Bilalli, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi e vlerëson si të thjeshtë procesin e heqjes së këtij kodi, pasi nuk përfshihet romingu.
“Varet vetëm nga ‘Globalizimi’ i kodit +383 tek operatorët ndërkombëtarë”, ka thënë ai.
Krahas kësaj, në Kosovë është licencuar një operator serb i telefonisë mobile, “Mts d.o.o”. Zyra e ministres për Integrim, Edita Tahiri, pati thënë që kjo telefoni do të ketë në dispozicion 60 mijë numra dhe do të jetë prezente në 30 lokacione në Kosovë.