Nuk e pati të lehtë përballjen para anëtarëve të komisionit parlamentar për Zhvillim Ekonomik, ministri, Valdrin Lluka, raporton KTV.
Kjo, pas telasheve të fundit me vonesat e pagave e pastaj grevës njëorëshe të punëtorëve të Postës së Kosovës.
Ministri Lluka në raportimin që zgjati për rreth dy orë, bëri thirrje për bashkëpunim në tejkalimin e situatës.
E kryeshefi ekzekutiv i Postës, Sejdi Hoxha, pavarësisht gjendjes së rëndë në këtë kompani, lavdëroi punën që po bëhet aty.
Ai ka paralajmëruar se nëse nuk do të gjendet një zgjidhje, masat sindikale do të jenë të pashmangshme.
Edhe
Ministri Lluka e Bordi i Telekomit e “nisin luftën”
Të ashpër ndaj ministrit Lluka dhe menaxhmetit të Postës ishin deputetët e opozitës. Ato kanë akuzuar pushtetin se mbipopulloi me punësime në fushata zgjedhore për vota, duke e kthyer në këtë gjendje të rëndë jo vetëm postën, por të gjitha ndërmarrjet publike. Kritika patën edhe deputetët e pozitës.
Të hënën, punëtorët e Postës mbajtën një grevë disaorëshe, për shkak se nuk i kishin marrë pagat, por greva u ndërpre pasi punëtorët morën pagat ditën e njëjtë.
-
Lluka: Bordi i Telekomit të merret me humbjet dhe kontratat e dëmshme, jo me politikë
-
Lluka: Posta fajtore për problemet që ka, rritja e pagave në KEDS do të rriste çmimin e rrymës
-
Pas tri ditësh grevë, punëtorët e Postës në protestë për pagat e gushtit
-
Posta thellohet në krizë financiare, punëtorët në grevë