22:00 - Pasi është vjedhur flamuri shtetëror me përmasat e duhura, i paraparë për t’u ngritur sot në shtizën ku qëndronte flamuri kombëtar “Te Rrethi”, sapo është vendosur një flamur shtetëror me përmasa më të vogla, raporton Koha Ditore.
Policia e Kosovës ka rrethuar shtizën ku është vendosur flamuri shtetëror dhe disa qytetarë vazhdojnë të qëndrojnë në afërsi.
Bashkë me policinë janë edhe inspektorët nga Komuna e Prishtinës.
Po kërkohet flamuri shtetëror me përmasa përkatëse për “Te Rrethi”
21:55 - Ende nuk është vendosur shtetëror “Te Rrethi”. Arsyeja për këtë, siç merr vesh Koha Ditore, është mungesa e flamurit me përmasa përkatëse për t’u vendosur në shtizën e gjatë “Te Rrethi”.
Edhe
Vushtrri, policia ndalon një person për djegie të flamurit kombëtar
Në ndërkohë po vazhdojnë përpjekjet për të gjetur një flamur të përshtatshëm shtetëror, pasi një i tillë është vjedhur pak minuta më herët.
“Te Rrethi” ende ka disa qytetarë të pakënaqur me uljen e flamurit kombëtar dhe ata kohë pas kohe po brohorasin “Turp, turp”.
Vidhet flamuri shtetëror “Te Rrethi”
21:01 - Derisa zjarrfikësit po bëheshin gati ta nxirrnin flamurin shtetëror nga një veturë në të cilën po mbahej, ai është vjedhur, raporton Koha.net.
Në ndërkohë është shtuar numri i qytetarëve dhe është shtuar edhe qarkullimi i veturave “Te Rrethi”.
Hiqet flamuri kombëtar “Te Rrethi”, pritet ngritja e atij shtetëror
20:54 - Pas gati dy orë përpjekjesh zjarrfikësit kanë hequr flamurin kombëtar “Te Rrethi” dhe pritet të vendoset flamuri shtetëror.
Te shtiza ka disa qytetarë që po kundërshtojnë heqjen e flamurit kuqezi. Policia është në vendin e ngjarjes.
Edhe
Rrethi i Flamurit pa flamur
Zjarrfikësit arrijnë “Te Rrethi” për vendosjen e flamurit shtetëror
20:39 - “Te Rrethi”, për ndihmë për vendosjen e flamurit shtetëror tashmë ka arritur edhe brigada e zjarrfikësve.
Ata pritet që me shkallë ta ulin flamurin kombëtar dhe ta ngrehin lartë flamurin shtetëror.
Defekti në shtizë shtyn vendosjen e flamurit shtetëror “Te Rrethi”
19:35 - Në këto momente zyrtarë të MAPL-së janë duke tentuar të vendosin flamurin shtetëror “Te Rrethi”.
Gjatë përpjekjes për vendosjen e flamurit të Kosovës, punëtorët bashkë me zyrtarët hasën në pengesa për shkak të defekteve në shtizën e flamurit. Këto defekte ata po përpiqen t’i evitojnë, raporton Koha Ditore.
“Te Rrethi” i flamurit kanë arritur edhe inspektorët e komunës të cilët kërkuar sqarime se përse po tentohet vendosja e flamurit të Kosovës. Zyrtarët kanë thënë se është vendim i qeverisë që krahas atij kombëtar, të vendoset edhe ai shtetëror.
Edhe
Flamuri Kombëtar rivendoset te Rrethi
Derisa punëtorët po përpiqen të evitojnë defektin në shtizë, inspektorët komunalë të Prishtinës po qëndrojnë larg tyre.
Vendosja e flamurit po monitorohet nga Policia e Kosovës.
