Një grup të rinjsh nga Qendra për Progres Rinor në Kukës udhëtuan në bazën Bondsteel ku u njohën nga afër me përpjekjet e Ushtrisë Amerikanë dhe NATO-s në rajon.
Ata, së bashku me një grup nxënësish nga një komunitet serb në Kosovë, u takuan në kamp për të nxitur marrëdhënie më të forta mes vendeve dhe për të mësuar më shumë për përpjekjet e Ushtrisë Amerikane dhe NATO-s në rajon, raporton atsh.
Nëpërmjet prezantimeve interaktive mbi historinë e NATO-s, demonstrimeve të ushtrisë dhe lojërave argëtuese mes të rinjve dhe ushtarëve, nxënësit u angazhuan dhe u përfshinë në grupet e njëri-tjetrit, duke u njohur më shumë.
Ambasada Amerikane në Tiranë e quajti një aktivitet pozitiv, si një lloj programi për të vijuar edhe vitet e ardhshme.
“Përshtypjet ishin jashtëzakonisht pozitive nga ata që ishin të pranishëm dhe shumë thanë se shpresonin që programi të vazhdonte në vitet e ardhshme. Suksesi i ditës ishte si rezultat i organizimit të mirë nga Ambasada e SHBA-ve, përpjekjet e Ushtrisë Amerikane në Kamp dhe gazetarëve vendorë, si edhe gatishmërisë së grupeve rinore dhe udhëheqësve të tyre për të bashkëvepruar në mënyrë pozitive me njëri-tjetrin”, thuhet në faqen zyrtare të ambasadës.
{gallery}
-
Osmani: Prezenca e ushtrisë amerikane në Kosovë, garanci e sigurisë
-
SHBA-ja thotë se baza në Bondsteel dëshmon përkushtimin për stabilitet rajonal
-
“Territori amerikan në tokën serbe”
-
SHBA-ja konfirmon përkrahjen për KFOR-in dhe Bondsteelin
-
Qytetarë serbë i kërkojnë Iranit ta sulmojë edhe bazën amerikane në Kosovë, Bondsteel