Rezultati zhgënjyes i LDK-së në zgjedhjet e 11 qershorit ka bërë që edhe ish-deputeti dhe anëtari LDK-së Adem Salihaj të kërkojë dorëheqjen e kryetarit të kësaj partie, Isa Mustafa.
Ai kërkon dorëheqjen e tij nga kreu i LDK-së, por edhe reflektim të kryesisë së partisë.
Edhe anëtari tjetër i LDK-së Fatmir Rexhepi shprehet i zhgënjyer me rezultatin e LDK-së në këto zgjedhje, ndërsa pret reflektim nga udhëheqja.
Salihaj e Rexhepi thonë se u ndëshkuan nga elektorati i LDK-së, si pasojë e shumë gabimeve që ka bërë kreu i partisë me hyrjen në koalicion me PDK-në më 2014.
Ditë më parë edhe anëtarja e LDK-së, Donika Gërvalla, ka thënë se Isa Mustafa ka dështuar si kryetar i partisë dhe duhet të largohet nga partia urgjentisht, së bashku me ekipin e tij të ngushtë, i cili është bashkëpërgjegjës për strategjinë para dhe pas zgjedhjeve.
Nga rezultatet preliminare të KQZ-së, LDK-ja mori 25.79 për qind të votave, duke u renditur pas Vetëvendosjes dhe koalicionit PDK-AAK-Nisma.
-
LDK-ja thërret mbledhje me kryetarë të degëve, ish-deputeti ia zë për të madhe Mustafës
-
Mblidhen kryetarët e degëve të LDK-së
-
Pas më shumë se një dekade, LDK-ja do të ndërrojë kryetar
-
Salihaj: Elektorati vendosi që Mustafa të mos kandidonte për kryeministër
-
Salihaj: Vlimi në LDK ka nisur më herët, e defaktorizon në procesin e formimit të institucioneve