Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Të moshuarit në Kosovë bëjnë jetë pa dinjitet, ankohen për të ardhura minimale

Përveç padrejtësive ligjore, pensionistët e Kosovës përballen me mungesa të gjërave bazike për jetesë.

Shuma e vogël e pensionit, moslirimi nga barnat e pagesa në udhëtimin me autobusë, mungesa e një strehimi për pushim e rekreacion, janë vetëm disa nga problemet me të cilat thonë se përballen çdo ditë, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për Deli Avdiun, i cili është pensionuar tash e 10 vjet, gjendja nuk ka ndryshuar asnjëherë, pavarësisht premtimeve të bëra gjatë fushatave zgjedhore, të cilat thotë t’i kenë marrë.

Kreu i Federatës së Sindikatave të Pensionistëve, Riza Shala, thotë se tash e 17 vjet personave, të cilët janë kontribuuesit kryesorë që vendi gëzon të mirat materiale, nuk u është aprovuar kërkesa për sigurim shëndetësor e invalidor në bazë të kontributeve.

E, i vetmi shërbim nga i cili janë liruar pensionistët e vendit, është pagesa prej 1 euro për kontrollim brenda qendrave klinike.

Ai shton se krahas moskujdesit nga shteti, qeveritarët nuk po arrijnë t’ua sigurojnë as paratë e pakompensuara nga shteti serb tash e sa vite.

Të gjitha këto u bënë të ditura në takimin e mbajtur me pensionist për Ditën Ndërkombëtare të Personave të Moshuar, në të cilën Instituti Shëndetësor Publik i Kosovës prezantoi disa udhëzime për të jetuar shëndetshëm.