Mbledhja e ndërprerë të premten e Kuvendit të Kosovës, do të vazhdojë të mërkurën, më 29 nëntor. Njoftimi vjen nga Zyra për media dhe marrëdhënie me publikun e Kuvendit.
Në të thuhet se vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës do mbahet më 29 nëntor dhe se do të fillojë në orën dhjetë.
Tash disa herë seanca e Kuvendit është ndërprerë, herën e parë për shkak se deputetët e partive në pushtet – PDK me aleatët, braktisën seancën në shenjë proteste ndaj EULEX-it, ndërsa të premten e shkuar për shkak të arrestimit të deputetëve të Vetëvendosjes opozita lëshoi seancën.
Rendi i ditës mbetet i pandryshuar – me 23 pikë, ndër to Projektligji për liritë fetare, për Presidentin, për Trashëgiminë në Kosovë dhe shumë të tjera, që lidhen edhe me eurointegrimet e vendit.
Në vazhdim rendi i ditës për seancën e thirrur për të mërkurën:
R e n d i i d i t ë s
3. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-31për Lirinë Fetare në Kosovë,
5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për kryeqytetin e Republikës së Kosovës/Prishtinën,
6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Tatimin në Pronën e Paluajtshme,
7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2004/26 për Trashëgiminë në Kosovë,
8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-094 për Presidentin e Republikës së Kosovës,
9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-007 për procedurën jo-kontestimore,
10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Ndërmjetësim,
11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Shoqëritë Tregtare,
12. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Standardizim,
13. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-072 për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror, i ndryshuar dhe i plotësuar me Ligjin nr. 04/L-214,
14. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për infrastrukturën kritike,
15. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Noterinë,
16. Rekomandimi i Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media për shkarkimin e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,
17. Shqyrtimi i Raportit Vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2016,
18. Shqyrtimi i Raportit Vjetor Financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2016,
19. Shqyrtimi i Raportit Vjetor për funksionimin e sistemit të kontrollit të brendshëm të financave publike në sektorin publik të Kosovës për vitin 2016,
20. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti serb,
21. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit për Ankesa,
22. Zgjedhja e një (1) anëtari të Komisionit të Pavarur të Mediave,
23. Zgjedhja e dy (2) anëtarëve të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës.