Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Të mërkurën mbyllet rr. “Agim Ramadani” për shkak të asfaltimit

Rruga “Agim Ramadani”, segmenti prej udhëkryqit të rrugës “Karl Gega” deri te udhëkryqi i rrugës “Ekrem Qabej”, do të jetë e mbyllur për qarkullim të trafikut të mërkurën (19 gusht) prej orës 08:00 deri në orën 12:00, është bërë e ditur nga Komuna e Prishtinës të hënë.

Sipas njoftimit, gjatë kësaj periudhe do të bëhet asfaltimi i kësaj pjesë të rrugës.

“Ju lusim që të planifikoni qarkullimin tuaj në rrugë alternative”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.