Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Të martën mot me diell, por pa temperatura të larta

Të martën pritet të mbajë mot me diell, por temperaturat nuk do të jenë gjithaq të larta, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Temperaturat do të sillen nga 8 gradë celsius minimalja deri në 23 gradë celsius.

Sipas njoftimit, në viset malore pritet të ketë edhe vranësira, që mund të sjellin riga shiu.