Një ditë pasi që në Prizren ka takuar deputetët Grupit 6+, presidenti i shtetit Hashim Thaçi, ka thënë se të gjitha komunitetet në Kosovës pos serbëve, e përkrahin formimin e Ushtrisë së Kosovës.
Në profilin e tij në rrjetin social Twitter, Thaçi ka shkruar se “deputetët e Kosovës, përfaqësuesit e komunitetit turk, boshnjak, rom, ashkali, egjiptas dhe malazez e përkrahin Ligjin për Forcën e Sigurisë”. Nga aty i ka falënderuar përfaqësuesit e këtyre komuniteteve.
“Jam i lumtur për përkrahjen e tyre të fuqishme transformimit të FSK-së në forcë ushtarake, multietnike dhe të integruar në familjen Euro-Atlantike”, theksoi dje Thaçi pas takimit me deputetët nga pakicat, raporton Koha.net. Ai tha gjithashtu se “koha ka ardhur që Kosova të ketë ushtri dhe se vajzat e djemtë tanë në uniformë do t'i shërbejnë gjithë Kosovës”.
Kujtojmë se ideja e Thaçit për trasnformimin e FSK-së me Ligj, duke anashkaluar ndryshimet kushtetuese ka ngjallur reagimet të partnerëve kyçë të Kosovës, NATO-s dhe SHBA-së. Një lloj hezitimi e ka shprehur edhe partneri i PDK-së në koalicion, LDK-ja e cila thotë se transformimi do duhej bërë me ndryshime kushtetuese e me përkrahje të plotë të miqve.
Thaçi ka thënë se do të jepte dorëheqje nga pozita e të parit të shtetit nëse Kuvendi nuk e voton ligjin për FAK-un. Ka thënë se nuk do të dëshironte të udhëhiqte një vend, legjislatura e së cilit nuk e voton ushtrinë e vet.
-
Kërcënim i ri nga Serbia
-
Vuçiq: Kosova është pjesë e Serbisë sipas Kushtetutës dhe ‘drejtësisë së Zotit’
-
Kuvendi vendos pro dërgimit të FSK-së në Gaza
-
Serbia me strategji kundër aleancës ushtarake Kosovë-Shqipëri-Kroaci
-
Vuçiq paralajmëron armatim, thotë se rrezikohet nga aleanca Kosovë-Shqipëri-Kroaci