Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Të gjitha vendimet që sot morën aprovimin e Qeverisë së Kosovës në mbledhjen e 78-ë

Në mbledhjen e sotme, që ishte e 78-a, kabineti qeveritar ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Infrastrukturës për autorizim lidhur me aprovimin e Deklaratës së Përbashkët për Strategji të re Hekurudhore në Ballkanin Perëndimor, e cila shpreh gatishmërinë e shteteve të Evropës Juglindore për të ndërmarrë veprime duke siguruar: mbështetje në politika zhvillimore, aktivitete në koordinimin ndërinstitucional, dhe ndërshtetëror, mbështetje teknike, mbështetje financiare, mbështetje institucionale, e cila është në dobi të gjitha shteteve nënshkruese të kësaj deklarate.

Siç njofton komunikata nga Qeveria, vendimi i dytë që mori aprovimin e Qeverisë së Kosovës, ishte Rregullorja për Autorizim, qëllimi i së cilës është njoftimi i praktikave dhe dhënia e autorizimit ndërmarrjeve për ushtrimin e praktikave për të cilat kërkohet autorizimi.

“Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar edhe Rregulloren për Përmbajtjen dhe Mënyrën e Menaxhimit të Regjistrit të Rregullave Teknike, e cila përcakton përmbajtjen dhe mënyrën e menaxhimit të regjistrit të rregullave teknike të aplikueshme, rregullave teknike që janë duke u hartuar, trupave të emëruara për vlerësimin e konformitetit, dokumenteve të huaja të konformitetit të vlefshme në Republikën e Kosovës”, thuhet tutje.

Edhe vendimi për të kërkuar nga Presidenti i Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit ministrit të Financave për nënshkrimin e Marrëveshjes Financiare për Projektin për Kadastër të Patundshmërisë dhe Infrastrukturës Gjeohapësinore me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim, ka marrë aprovimin e kabinetit qeveritar.

“Nisma për miratimin e “Protokollit shtesë numër 6 për Marrëveshjen për ndryshimin dhe pranimin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore është aprovuar nga qeveria në mbledhjen e sotme. Ky protokoll zbatohet për masat e miratuara ose të shfrytëzuara nga Palët që ndikojnë në tregtinë e shërbimeve”, thuhet tutje në komunikatën nga Qeveria e Kosovës.

Edhe Qeveria voton një numër projektligjesh Arbëri Qeveria voton një numër projektligjesh

Në njoftim thuhet se kryeministri Haradinaj ka njoftuar kabinetin qeveritar lidhur me telefonatën që ka zhvilluar sot me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, rreth çështjes së transformimit të FSK-së.

“Poashtu, kryeministri Haradinaj ka njoftuar kabinetin qeveritar edhe për pritjen shtetërore që do të organizohet më 14 dhjetor pas kalimit të Projektligjeve që ndërlidhen me transformimin e FSK-së”, përfundon njoftimi.