Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Të dielën, mot me diell në Kosovë

Të dielën e 6 shkurtit në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik.

Sipas parashikimit, në fushat termike parashihen rritje, kryesisht në vlerat e maksimaleve, ndërsa minimalet do të mbesin në vlera negative.

Maksimalet parashihen të arrijnë deri 10 gradë, kurse minimalet zbresin deri -4 gradë celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatarë nga jugperëndimi dhe verilindja.

Artikuj të ngjashëm