Të dielën do të mbajë mot me diell dhe vranësira, të cilat në pjesën e dytë të ditës parashihen që vende-vende të sjellin reshje shiu, kryesisht në veri, perëndim dhe jugperëndim të vendit.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në orët e para të ditës ka mundësi që në viset e ulëta të paraqitet mjegull, si pasojë e radiacionit.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-27 gradë Celsius.
Artikuj të ngjashëm