Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tash katër vjet zvarritet projekti i Spitalit Rajonal në Ferizaj

Subjektet opozitare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës dega në Ferizaj, kanë kritikuar Ministrinë e Shëndetësisë për zvarritjen e projektit të Spitalit Rajonal, ndërkaq Komunën për mosreagim.

Ministria e Shëndetësisë rreth pesë muaj më parë ka përfunduar procedurat tenderuese për realizimin e këtij projekti në vlerë prej rreth 9 milionë eurosh, të cilin e kanë fituar tri kompani në konsorcium pavarësisht se ishin më të shtrenjtë se dy kompani të tjera, mirëpo përveçse është përcaktuar lokacioni i ndërtimit, punimet ende nuk kanë nisur, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ky projekt për spitalin, prej 3 mijë metrash katrorë parashihet të realizohet në një pronë publike prej 8 hektarësh në parkun “Liria” në Ferizaj.

Në Ferizaj thonë se Ministria e Shëndetësisë pa ndonjë arsye konkrete po e zvarrit projektin e Spitalit Rajonal prej më shumë se 4 vjet... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.