Ministria e Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit e Serbisë u ka dërguar protestë institucioneve të Kosovës për shkak se, siç ka thënë shefi kësaj ministrie Rasim Lajiq, Kosova ka vënë taksën prej 40 euro për një ton miell të importuar nga Serbia, transmeton Koha.net.
"Kjo është barrierë klasike doganore me të cilën pengohet ose dhe madje ndalohet importimi i miellti nga Serbia”, citon rts të ketë thënë Lajiq.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTaksa prej 40 euro është aq sa që importimin e miellit nga Serbia e bën të pakompensueshëm”, ka thënë Lajiq .
"Nëse kjo masë nuk tërhiqet, do të kërkojmë takim urgjent të Komitetit të përbashkët të CEFTA-s në mënyrë që kjo çështje të vihet në rendin e ditës e njëkohësisht do t’iu drejtohemi edhe trupave përkatës të Komisionit Europian”, thënë ai.
Lexoni edhe: Kosova vendos tarifë për miellin nga Serbia