Tarifa e vendosur nga Qeveria e Shqipërisë për kalimin në Rrugën e Kombit është katër herë më e lartë sesa çmimi që kishte rekomanduar kompania “Egnatia Odhos”, e cila ka bërë strategjinë mbi tarifimin e rrugës për Shqipëri.
Sipas një raporti konfidencial të kësaj kompanie, çmimi maksimal i përballueshëm nga familjet shqiptare është 3.5 euro për 100 kilometra, shkruan sot Koha Ditore.
Megjithatë çmimi prej 5 eurosh për vetura, 11.2 euro për autobusë, 16.2 euro për kamionë të mesëm dhe 22.5 euro për kamionë të rëndë, sipas përfaqësuesve të Qeverisë së Kosovës dhe bizneseve, është tejet i lartë.
Ata kanë kundërshtuar këtë tarifë, duke thënë se përbën efekte negative për të dyja anët e kufirit. Për vendosjen e kësaj tarife nuk është njoftuar pala kosovare, ndërkohë që ka paralajmëruar negociata për uljen e çmimit të vendosur për kalimin në këtë rrugë. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Agjencitë kërkojnë që taksa për autobus të jetë 5 euro
-
Në MI mendohet se çmimi 5 euro për “Rrugën e Kombit”, është i lartë
-
Tarifa në Rrugën e Kombit godet bashkëpunimin ekonomik Kosovë-Shqipëri
-
Si e kanë pritur qytetarët pagesën për Rrugën e Kombit
-
Konsulenti propozoi 1 euro për 100 km taksë për Rrugën e Kombit