Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë dhe shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin, theksoi para anëtarëve të Këshillit të Sigurimit sot se me përfundimin e ciklit zgjedhor në Kosovë, “koha e veprimeve tani tejkalon kohën e arsyetimeve”.
Në raportimin e tij të rregullt për Kosovën, Tanin nënvizoi se shenjat e vullnetit politik dhe përkushtimit për të lëvizur përpara vërehen gjithnjë e më shumë.
Duke folur për integrimin e 40 gjyqtarëve dhe 13 prokurorëve të rinj të shtetit nga komuniteti serb në sistemin unik të drejtësisë në Kosovë, Tanin lavdëroi palët për shtyrjen e këtij procesi përpara.
Duke nënvizuar se zbatimi teknik përbrenda kornizës së dialogut të lehtësuar nga BE-ja kërkon përkushtim më domethënës nga të dyja palët, Tanin theksoi mungesën e progresit drejt zbatimit të marrëveshjes për Bashkësinë/Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Duke nënvizuar rëndësinë e mospengimit së një procesi të qëndrueshëm paqeje nga jofleksibiliteti apo mosveprimi i thjeshtë, Tanin theksoi se, “marrëdhëniet në mes të Beogradit dhe Prishtinës kanë potencial zhvillimi përtej ngërçit fatkeq të tejzgjatur”.
Sa i përket CEFTA-s, ai theksoi se përfaqësuesit e Prishtinës marrin pjesë në të gjitha takimet e CEFTA-s dhe se pjesëmarrja e UNMIK-ut kufizohet nga dispozitat e statuteve ligjore. “Kjo pjesëmarrje vazhdon pikërisht deri në masën e kërkuar nga anëtarët e CEFTA-s për të siguruar funksionimin e saj, që përkthehet pastaj në përkrahje të mundësive ekonomike përgjatë rajonit”, nënvizoi Tanin.
Edhe
Shefi i UNMIK-ut u bën thirrje Kosovës dhe Serbisë për dialog konstruktiv
Shefi i UNMIK-ut theksoi se, “nevoja urgjente e ofrimit të mundësive ekonomike dhe punësimit, nevoja e luftimit të korrupsionit dhe sigurimit të llogaridhënies publike në të gjitha nivelet, dhe ndoshta mbi të gjitha, luftimi i kriminalitetit të organizuar, janë objektivat kryesore”.
E objektivi përfundimtar mbetet i qartë, “paqja e qëndrueshme dhe mundësitë që sjell për individët që t’i përmbushin aspiratat dhe potencialin e tyre”.
-
Shefi i UNMIK-ut: Udhëheqja e fortë e uniteti politik në Kosovë janë të nevojshme më shumë se kurrë
-
Tanin: Bashkësia ndërkombëtare pret që liderët e rinj të sigurojnë heqjen e pengesave për dialog
-
Tanin në KS të OKB-së: Çështje e Ushtrisë duhet të trajtohet me kujdesin më të madh të mundshëm
-
Tanin në KS të OKB-së: Nevojitet nivel i ri i angazhimit për ndryshime në qëndrimet e Beogradit dhe Prishtinës