I pari i UNMIK-ut dhe drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, kanë diskutuar për raportin që përshkruan gjendjen në Kosovë e që do të prezantohet në mbledhjen e radhës së Këshillit të Sigurimit.
Zahir Tanin e Marko Gjuriq kanë disktuar para mbledhjes që në New York mbahet më 7 shkurt.
Sipas njoftimit për media, Gjuriq ka falënderuar shefin e UNMIK-ut për një analizë objektive të situatës në Kosovë duke theksuar se destabilizimi në terren në periudhën e kaluar ka treguar se është e nevojshme të vazhdohet me periudhën tremujore të raportimit të UNMIK-ut, me qëllim që publiku ndërkombëtar të jetë më i vetëdijshëm për problemet dhe sfidat në Kosovë.
Kujtojmë se KTV ka raportuar sot se Administrata e UNMIK-ut ka gjasa të bashkëkryesojë CEFTA-n me palën kosovare. Kosova ka marrë këtë vit kryesimin e CEFTA-s, mirëpo, ka shumë gjasa që bashkëkryesues të jetë edhe një përfaqësues i UNMIK-ut.
Megjithëse paralajmëroi që Kosova do të largohet nga kjo marrëveshje, kryesuesi, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani pranon që kanë marrë një varg vërejtjesh, raporton KTV.
Megjithatë, shfaq shpresën se një zgjidhje do të mund të gjendet deri në marsin e këtij viti. Fajin për vazhdimin e pranisë së UNMIK-ut, Hasani ia lë ish-kryenegociatores Edita Tahiri që sipas tij, për shkak të marrëveshjes së përfaqësimit me fusnotë.
Edhe
Gjuriq takon shefin e UNMIK-ut, ripërsërit “pozitën e rëndë” të popullit serb në Kosovë
Hasani thotë se Kosova do të bëjë të pamundurën që të zgjidhë çdo problem që mund t’u dalë bizneseve kosovare dhe për zgjidhjen e tyre do të punojnë komisionet e ndryshme.
Nga ana tjetër, përfaqësuesit e bizneseve kërkojnë nga institucionet të mos bëjnë përpjekje për të dalë nga kjo marrëveshje, por të punojnë në eliminimin e pengesave jo tarifore.
Kosova është pjesë e kësaj marrëveshjeje nga viti 2006, ku në emër të vendit tonë e nënshkruan përfaqësues të UNMIK-ut. Për shkak të mospërgatitjes së palës kosovare, asnjë produkt i vendit nuk është i mbrojtur.