Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tamara e Kelmendit, mrekullia vetë e turizmit malor të Shqipërisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes “Facebook” ka postuar pamje mahnitëse nga Tamara e Shkodrës.

bën të ditur se Tamara tanimë e transformuar dhe e rilindur, sipas tij, përbën një mrekulli të turizmit të bukur malor në Shqipëri.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Fshati Tamarë, qendra administrative e komunës së Kelmendit, ndodhet në 280 m lartësi, mes malesh, atje ku bashkohen lumenjtë Cem i Selcës dhe Cem i Vuklit.

“MIRËMËNGJES

dhe ju uroj një ditë të mbarë me këto pamje nga Tamara e transformuar dhe e rilindur si një mrekulli e turizmit tonë të bukur malor”, shkruan Rama.

Tamara është një nga perlat e Alpeve shqiptare. Ajo po kthehet në burimin më të fuqishëm ekonomik për 2 mijë banorët e saj dhe një aset i çmuar i turizmit kombëtar.

Sot, Tamara ka një shëtitore të re, e shtrirë në 5 mijë m2 përgjatë lumit Cem, është bërë rikonstruksioni i çative dhe është bërë riveshja e fasadave të ndërtesave në qendër, si dhe është bërë mbjellja e pemëve përreth shëtitores. Investimi prej 56 milionë lekë gërsheton peizazhin natyror me karakteristikat alpine të zonës.