Janë takuar sot kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa dhe ai i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në njërin nga restorantet e kryeqytetit, një ditë para afatit për koalicione parazgjedhore.
KosovaPress merr vesh se takimi ka qenë i shkurtër, ndërsa nuk dihet nëse kanë arritur ndonjë marrëveshje për koalicion parazgjedhor.
Kujtojmë se Komisioni Qendror Zgjedhor u ka caktuar afat subjekteve politike për lidhjen e koalicioneve të mundshme parazgjedhore për zgjedhjet e 6 tetorit, deri më 30 gusht.
LDK dhe Vetëvendosje deri tani nuk kanë arritur të merren vesh për postin e kryeministrit.
LDK-ja ka nominuar Vjosa Osmanin, ndërsa te Vetëvendosje pritet të jetë Albin Kurti.