Ministrja serbe për Integrime Evropiane, Jadranka Joksimoviq, deklaroi se tema kryesore në Samit do të jetë ndërlidhja e bashkëpunimi brenda rajonit të Ballkanit Perëndimor.
”Është tejet e rëndësishme pjesëmarrja e Serbisë në Samitin e Sofjes”, deklaroi ministrja Joksimoviq, transmeton rtk raportimin e mediave serbe.
Ndërkaq lidhur me takimin Thaçi-Vuçiq, ministrja Joksimoviq shtoi se ”trakimi i djeshëm në mes Thaçit dhe Vuçiqit, në prani të përfaqësueses së Lartë të BE-së për Siguri dhe Politikë të Jashtme, Frederica Mogherini, ”ishte vërtetë takim i shkurtër”.
Sipas saj, Mogherini shfrytëzoi rastin që të takohet me të dy liderët që ishin prezentë, ku këmbyen disa fjali.
Sikundër deklaroi ministrja Joksimoviq, kryetari Vuçiq shprehu gatishmërinë për dialog ”sa herë që pala tjetër është e gatshme të ofrojë kompromis”.
-
Mogherini mbledh sot në Bruksel udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor
-
BE-ja beson se tani vërtet nis faza vendimtare e dialogut
-
Thaçi pas takimit me Mogherinin: Do të jetë rrugëtim i vështirë, por i domosdoshëm
-
Vuçiqi s’pranon zgjidhje për Kosovën pa fituar diçka
-
Kosova dhe Serbia e shohin ndryshe kompromisin