Arbëri

Tahiri: Vetëvendosja e Kurti janë në gjendje të mjerueshme

abelard tahiri pdk

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka reaguar pas publikimit të një videoje nga Lëvizja Vetëvendosje, ku ka akuzuar qeveritë e kaluara për keqqeverisje ndërsa sindikatat i ka quajtur partiake.

Sipas Tahirit Vetëvendosja dhe kryeministri Albin Kurti janë në gjendje të mjerueshme. “Duhet të jesh në një gjendje fort të mjerueshme politike siç janë sot Lëvizja Vetëvendosje dhe Kryeministri Albin Kurti, që pas dy vite qeverisje, në vend se të prezantojnë rezultate të punës, të vetmen gjë që kanë prodhuar, janë videot me propagandë ku sulmojnë kundërshtarët politikë me akuza e kundër akuza. Kjo është simptomë se pushteti i Kurtit ka ra në një gjendje të mjerueshme, dëshpëruese dhe të pashpresë. Mjerim për ta, e fatkeqësi për vendin”, ka shkruar Tahiri në Facebook.