Ish-kryenegociatorja për bisedime teknike në dialogun Kosovë – Serbi, ka kritikuar ashpër kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për Mini-Schengenin ballkanik.
Sipas saj, mIni-Schengeni e krijon bërthamën ekonomike për Serbinë e Madhe.
“Se ideja e Mini-Schengenit krijon bërthamën ekonomike për ‘Serbinë e Madhe’ këtë gjithë shqiptarët po e shohin, përveç Edi Ramës. E lumtur me reagimet e mençura dhe strategjike të shqiptarëve për të mbrojtur interesat kombëtare dhe për të penguar neohegjemoninë serbe në Ballkan...”, ka shkruar Tahiri.