Arbëri

Tahiri thotë se Gjykatat jo gjithmonë kanë dokumentuar rastet e konflikteve të interesit

Në Kosovë, qeveria ka miratuar projektligjin për parandalimin e konfliktit të interesit, me të cilin synohet që të kufizohen dhe ndalohen veprimet dhe interesat private të zyrtarëve institucionalë gjatë ushtrimit të detyrës në një funksion publik.

Por, organizatat joqeveritare thonë se çështje e debatueshme e këtij projektligji vazhdon të mbetet zgjidhja e çështjes së zyrtarëve që kryejnë më shumë se një funksion publik, meqë për zgjidhjen e kësaj çështjeje deri tash nuk kishte vullnet politik për të ndryshuar këtë gjendje.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka thënë se Institucionet Gjyqësore madje edhe Prokuroria, jo gjithmonë kanë arritur të dokumentojnë rastet kur ndonjë zyrtar i lartë ka pasë konflikt interesi me ndonjë çështje të caktuar, gjatë ose pas përfundimit të mandatit.

Ndërkaq Arton Demhasaj nga Organizata kundër Korrupsionit “Çohu” thotë se ky projektligj do të mundësonte edhe parandalimin e korrupsionit.