Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tahiri s’ka koment për patentat e tij të zëna me 800 mijë euro në Elbasan

Arrestimi i një personi me dy leje drejtimi për mjete lundruese në emër të Saimir Tahiri ka sjellë edhe një herë në vëmendje çështjen e ish-ministrit të Brendshëm me drejtësinë. Bashkë me patentat, Orest Sotës iu gjetën edhe 800 mijë euro.

Për paratë 25-vjeçari i ka thënë policisë se do të bënte një pagesë te Kurum në Elbasan ndërsa për patentat është munduar të sqarojë se i ka harruar në makinën e tij shoferi i Tahirit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Vetë ish-ministri nuk ka bërë një koment të plotë për ngjarjen, por Tv Klan njoftoi se e ka kontaktuar atë dhe i ka kërkuar një koment mbi ngjarjen. Tahiri është shprehur se “për momentin nuk mund të flasë për çështjen”.

Pas arrestimit të biznesmenit Ores Sota pasi në makinë iu gjetën 800 mijë euro dhe 2 leje drejtimi për mjete lundruese që i përkisnin ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri ka reaguar ish-kryeministri Berisha.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Berisha shkruan se Tahiri u dha Habiljave makinën ndërsa biznesmenit Sota i dha patentat personale për një trafik 100 ton.

“Saimir Trafiku: Habilajve i jep targën dhe makinën shtetërore për të çarë çdo postbllok! “O. S” i jep patentat personale për trafiqe 100-tonshe me gjemitë e ministrit!”, shkruan Berisha.