Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se Qeveria e Kosovës është duke i përdorur shtesat si mjet për menaxhimin e pakënaqësive në rritje te qytetarët.
“Çka janë 100 euro shtesa përballë kushteve të vështira të pensionistëve dhe fëmijëve. Je ka i përdorë shtesat si mjet i menaxhimit të pakënaqësive në rritje. Për tri vjet qeverisje, asnjë rritje pensioni apo page. Shtesat tua janë shtesa të promovimit të varfërisë. Me këto shtesa ju edhe këtë herë dëshmoni që nuk keni asnjë qëllim dhe asnjë plan për rritje të pensioneve dhe pagave”, ka thënë Tahiri.
Ai ka deklaruar se këto shtesa mundësojnë lehtësira për një ditë, ndërsa 364 të tjera janë të vështira të cilat nuk do t’i harrojë qytetari.
“Tri vjet pallavra dhe tri vjet mashtrim po do me i mshelë me kozmetikë të PR-it. Pra, lëri mashtrimet, mos kujto që me një ditë lehtësimi me 100 euro të buxhetit, do të harrohen 364 ditë të vështira për secilin prej atyre që do t'i mashtrosh”, është shprehur Tahiri.
-
Partia në pushtet kritikohet se po keqpërdor arkën shtetërore për blerje votash
-
Ekonomisti Misini: Shtesat prej 100 eurove thellojnë varfërinë
-
Rritja e shtesave dhe 100 eurot e ndara nga Qeveria, Abdixhiku: Blerje votash
-
Tahiri: Rritja e çmimit të energjisë do ta bankrotonte shtetin
-
Tahiri: E shoh një rrezik të madh për Kosovën këtë logjikë autoritare të partisë në pushtet