Xhafer Tahiri, drejtor për media në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë se në Raportin e Progresit për Kosovën, “zhvishet Qeveria nga propaganda”.
“Raporti i Progresit më shumë se 25 vende thotë që nuk ka progres në fusha të rëndësishme. Raporti i Progresit thotë që nuk ka progres në reformën në fushën e administratës publike në adresimin e pabarazisë në paga, nuk ka progres as një përparim sa i përket financimit dhe kompetencave nëpërmjet pushteti qendror dhe lokal”, ka thënë Tahiri në “Tempus” të KTV-së të martën.
Ai ka deklaruar se asnjë progres nuk është regjistruar në “krijimin e një fondi të konfiskimit të pasurisë së paligjshme, nuk ka asnjë përparim në trajtim të të drejtave të personave më aftësi të kufizuar, nuk ka përparim në shkencë dhe inovacion, ka mangësi në shëndetësi, etj”.
Tahiri ka shtuar se ky raport kritikon gjuhën e mazhorancës, e cila sipas tij e ka bllokuar Kuvendin.
“Ky raport e zhvesh Qeverinë nga propaganda, sepse është një raport të cilin e bëjnë ekspertët, nuk e bëjnë politikanët. Ky raport e dëshmon atë që e kemi thënë, Kosova nuk ka progres”, u shpreh Tahiri.
-
Kurti e sheh pozitivisht Raportin ku Kosova vlerësohet me progres të kufizuar e stagnim
-
Progres i limituar dhe stagnim për Kosovën
-
Ekskluzive - Draftraporti i progresit për Kosovën: Progres i limituar dhe stagnim
-
Rama: Kurti s’ka kontribut në luftë e as në ndërtimin e shtetit, po mbulohet me propagandë
-
Kurti për raportin e WorldAtlas: Ishim shumë të varfër, tash jemi më pak të varfër