Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tahiri për VV-në: E keni të kotë ta rrëzoni Ramushin

Deputeti i Aleancës Kosova e Re, Labinot Tahiri ka thënë në fjalën e tij se më mirë që sot të debatohej për liberalizim të vizave sesa për ministrin Nenad Rikallo.

Tahiri tha se asnjëherë para se të bëhej ky person ministër nuk e ka dëgjuar emrin e tij se mund të jetë në mesin e keqbërësve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Këngëtari Tahiri ka një porosi për opozitën e sidomos ndaj deputetëve të Vetëvendosjes se nëse ia kanë mësy ta rrëzojnë Ramush Haradinajn e kanë të kotë.

“Sepse ju deputetët e VV i keni dhënë pipëza e gaz për një kauzë të drejtë dhe se nuk keni mundësi ta rrëzoni sepse është duke punuar mirë”, tha Tahiri.

Madje ai i akuzoi ata se e kanë përdorur për fushatë elektorale kur kanë shkuar para gjashtë muajsh në Francë që të bëjnë fotografi.