Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tahiri: Nuk u implementua as 20% e agjendës parlamentare

Shefi i Grupit Parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se agjenda parlamentare e këtij viti lë shumë për të dëshiruar. Sipas Tahirit, Qeveria nuk ka arritur të përmbushë as 20 përqind të asaj që ka prezantuar në fillim, duke mos proceduar projektligje të rëndësishme për vendin në Kuvend.

Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka thënë se mospërmbushja e agjendës parlamentare është “jashtëzakonisht e dëmshme për vendin”.

“Sa i përket përmbushjes së agjendës parlamentare për vitin që lamë pas, po hyjmë në vitin e dytë të kësaj qeverie, është përmbushur 25 përqind e mandatit të kësaj qeverie dhe kur e sheh implementimin e agjendës parlamentare lë shumë për të dëshiruar. Nuk ka arritur të përmbushë as 20 përqind të asaj që është prezantuar. Nuk kemi pritur të realizohet 100 përqind sepse edhe mandati është marrë në mars por kemi pritur të paktën të tejkalojë 60 përqind sepse janë shumë projektligje të rëndësishme që do duhej të kishte angazhim më të madh qeveria dhe t'i sjellë në Kuvend".

Tahiri foli edhe për inciativën “Ballkani i Hapur”. Tha se partia e tij ka rezervat ndaj kësaj iniciative, porse në tavolinë me Serbinë si e barabartë, pas marrëveshjes që sjell njohjen dhe anëtarësimin në OKB, Tahiri tha se Kosova nuk do të kishte arsye të refuzonte iniciativa të tilla.

“Ne mendojmë se Kosova duhet të jetë në linjë të plotë me agjendën e Berlinit që ndërlidhet me Ballkanin Perëndimor. Nuk duhet të ndërlidhet me agjenda tjera që nuk udhëhiqen nga BE dhe në këtë rast duhet të sqarohen shumë çështje me Open Balkan, është e rëndësishëm këtu raporti mes Kosovës dhe Serbisë dhe pas një marrëveshje që rezulton me njohje dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB, atëherë do të ishim të barabarta dhe Kosova nuk do kishte arsye të refuzonte iniciativa të tilla. Deri tash ka shumë pikëpyetje, vazhdojmë të kemi rezervat tona sa i përket kësaj iniciative”, ka thënë Tahiri.

Edhe Tahiri: Le të këtë garë për president mes Haradinajt nga opozita dhe një kandidati të VV-së Arbëri 3 j. më parë Tahiri: Le të këtë garë për president mes Haradinajt nga opozita dhe një kandidati të VV-së

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, e ka quajtur Qeverinë aktuale si më të dobët ndonjëherë në histori të Kuvendit, sa i përket përqindjes së ligjeve të kaluara në raport me agjendën legjislative të paraqitur.

“Agjenda legjislative e këtij viti e prezantuar nga Qeveria realisht ishte listë e dëshirave e ligjeve, tendencë me i treguar popullit se shiko çfarë agjende kemi. Nëse bëjmë vlerësim kritik e shohim se kjo shumicë është më e dobët që ka pasur ndonjëherë në histori të Kuvendit, në raport me përqindjen e zbatimit të ligjeve të prezantuara në agjendën legjislative. Këtë aspekt ka qenë dështim i plotë i agjendës legjislative por njëkohësisht edhe i mbledhjeve të kryesisë”, ka thënë Tahiri.

Ai ka folur edhe për iniciativën “Open Balkan”, ka thënë se Kosova nuk ka nevojë për iniciativa të tilla dhe se nuk ka nevojë për avokat por për miq.

“Sa i përket Ballkanit të Hapur e kemi thënë dhe e themi troç, Kosova nuk bëhet pjesë e saj. Çfarëdo tentative tjetër me vendos Republikën e Kosovës në diskurs që nuk ka qartësi është gabim. Iniciativat tona duhet të jenë në një drejtim, qëndrueshmëri në kërkesa për anëtarësim në NATO, qëndrueshmëri në strategji të saktë në raport me integrimet evropiane dhe kërkesat për të qenë vend kandidat dhe tutje njohjen nga pesëshja e BE-së. Çfarëdo iniciative tjetër është mundësi e mirë për fotografi, por nuk ka asnjë efekt pozitiv për Kosovën dhe marrëdhëniet bilaterale e rajonale që shteti i Kosovës do të ndërtojë me vendet tjera. Jemi vend i pavarur, nuk kemi nevojë për avokat, kemi nevojë për miq, por jo të hyjmë në iniciativa që nuk na sjellin asnjë të mirë”, ka thënë Tahiri.


Të enjten e të premten seanca në Kuvend

Edhe Kurti: Opozita po bllokon reformat, po rrezikon miliona euro nga BE-ja Arbëri 2 muaj më parë Kurti: Opozita po bllokon reformat, po rrezikon miliona euro nga BE-ja

Ndërkaq, kryetarja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka njoftuar se do të mbahen edhe dy seanca plenare gjatë këtij muaji.

Në një konferencë për media të mbajtur pas kësaj mbledhje, Kusari-Lila njoftoi se të enjten, deputetët do të mblidhen për të votuar Ligjin mbi Inspektimet dhe për disa nga marrëveshjet ndërkombëtare të pavotuara në seancat e kaluara.

Kurse të premten e 24 dhjetorit, është planifikuar të mbahet seanca e fundit plenare për këtë vit për të miratuar mbi 37 projektligje që janë të parapara në agjendë dhe ishin edhe pjesë e agjendës legjislative, një mori prej tyre në lexim të parë e disa të tjera në lexim të dytë.

Nga Kryesia e Kuvendit është njoftuar se të premten nga ora 10:00 do të mbahet seancë plenare ku do të ketë një varg projektligjesh.

“Sipas agjendës së përcaktuar, pritet të shqyrtohen pesë projektligje që ratifikojnë marrëveshjen ndërkombëtare, 22 projektligje në shqyrtim të parë dhe dy projektligje në shqyrtim të dytë. Në këtë seancë Kuvendi pritet të hyjë në procedurë të votimit për të zgjedhur Drejtorin e Agjencisë Kundër Korrupsionit, anëtarët të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, dy drejtorë të Bordit të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut, “NP KOSTT”, si dhe tre anëtarë të Komisionit të Pavarur të Mediave. Po ashtu Kuvendi pritet të propozojë dy kandidatë për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese. Po në këtë seancë do të debatohet në lidhje me krizën energjetike në Kosovë për shkak të reduktimeve dhe rikthimit të territ në Republikën e Kosovës, sipas kërkesës së deputetit Ramush Haradinaj, mbështetur nga gjashtë deputetë tjerë të GP të AAK-së”, thuhet nga Kryesia.

Edhe Kriza politike lë pezull marrëveshjet ndërkombëtare dhe fondet e BE-së Arbëri 2 muaj më parë Kriza politike lë pezull marrëveshjet ndërkombëtare dhe fondet e BE-së

E të enjten bëhet shqyrtimi i dytë i projektligjit për inspektime.

“Ndërkaq, konform vendimit të seancës së kaluar, të enjten do të bëhet shqyrtimi i dytë ki projektligjit për inspektimet. Në mbledhjen e sotme, Kryesia shqyrtoi edhe çështje të tjera nga fushëveprimtaria e saj”, thuhet nga Kryesia e Kuvendit.