Politologu Ramush Tahiri nuk beson në suksesin e iniciativave të subjekteve politike për arritjen e konsensusit shtetëror rreth çështjeve të mëdha.
Në një intervistë për “Epokën e Re”, ai ka thënë se iniciativa e Partisë Demokratike të Kosovës dhe ajo e Lidhjes Demokratike të Kosovës janë të pasinqerta dhe do të dështojnë.
Sipas tij, subjektet politike nuk do t’u përgjigjen pozitivisht këtyre iniciativave, duke i vënë kushte njëra-tjetrës.
Tahiri ka bërë me dije se iniciativat e tilla janë të shtyra nga pat pozicioni që gjenden në pozita dhe opozita.
Ai ka deklaruar se opozita nuk i ka 61 vota për ta rrëzuar Qeverinë, kurse kjo e fundit nuk ka shumicën e nevojshme për t’i shtyrë përpara proceset.
Artikuj të ngjashëm
-
AAK-ja sheh Haradinajn si zgjidhje, analistët: Vështirë të ketë kandidat të përbashkët
-
Tahiri kërkon bashkim opozitar, Abdixhiku fton për projekt politik pa opozitën
-
Tahiri: Ende s’kemi asnjë informacion për seancën për presidentin
-
Tahiri: Opozita ose do të bashkohet për presidentin, ose do të jetë e thyer përgjatë kohës
-
Tahiri i bindur që Kurti nuk i ka votat