Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka ofruar mbështetje të plotë për rritjen e efikasitetit të punës së gjykatave në përgjithësi dhe Gjykatës Themelore të Prishtinës në veçanti, për shkak të numrit të madh të lëndëve që trajton kjo gjykatë.
Ai këto komente i bëri gjatë një vizite që i bëri sot Gjykatës Themelore të Prishtinës, ku është diskutuar për hapat që janë duke u ndërmarrë për rritjen e efikasitetit, menaxhimit adekuat të lëndëve përmes inkorporimit të sistemeve elektronike dhe rritjen e transparencës së gjyqësorit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Pavarësia e plotë e gjyqësorit është një prej shtyllave themelore të shtet-ndërtimit demokratik”, deklaroi ministri Tahiri.
Ministri Tahiri ka deklaruar se bashkë me KGJK-në dhe KPK-në janë duke harmonizuar përpjekjet për të luftuar të gjitha shkeljet e ligjit, ndërsa me fokus të veçantë, ato që lidhen me krimin e organizuar dhe korrupsionin.
Për këtë, ministri Tahiri njoftoi të pranishmit për ndryshimet legjislative që janë duke zënë vend, përfshirë ato në Kodin Penal, Kodin e Procedurës Penale dhe pakon e ligjeve për gjyqësorin dhe prokurorinë.