Shefi i GP të PDK-së, Abelard Tahiri i ka quajtur absurde kërkesat e Listës Serbe, pasi ajo i vuri dy kushte për shkuarjen në zgjedhje.
"Kërkesat e Listës Serbe janë absurde. Njësia Speciale e Republikës së Kosovës nuk ka shkuar as në Nish e as në Kralevë, ata janë në territorin e Kosovës dhe duhet të jenë prezent gjithmonë. Ne i kemi bërë thirrje Kurtit se çdo vendim që del duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se kryeministri Albin Kurti ka krijuar kaos në katër komunat veriore.
“Kurti ka reduktuar sovranitetin e shtetit të Kosovës në oborret e katër komunave. Policia është duke siguruar rend dhe ligj. Pika 7 e marrëveshjes do ta kalojë rendin tonë kushtetues, por presim të shohim në të ardhmen. Qëndrimi i PDK-së është që të kemi angazhim të përbashkët me SHBA-në. Është e papranueshme që të na vihen sanksione si rezultat i veprimeve të pamatshme të një personi”, ka thënë ai.
Tahiri ka thënë se të enjten do të mbahen dy seanca të Kuvendit të Kosovës.
Ai ka thënë se njëra seancë e ka vetëm një pikë në rend të ditës dhe ajo është për Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme.
Tahiri ka thënë se ka thënë se me projektligji do të adresohen edhe 40 rekomandime të misionit të BE-së për vëzhgim të zgjedhjeve.