Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tahiri: Koalicioni qeverisës lidhet me çështjen e zgjedhjes së presidentit

Koalicioni qeverisës është i lidhur ngushtë me çështjen e zgjedhjes së presidentit te vendit. Por presim që shumë shpejt të sqarohen kjo dhe shumë çështje të tjera.

Sipas Tahirit “viti 2020, ka qenë një vit shumë i vështirë “duke aluduar në problemet ekonomike që i ka shkaktuar pandemia Covid 19. Tahiri, mes tjerash ka folur edhe për pritjet e Republikës së Kosovës pas zgjedhjes së Joe Bidenit, president i ri i SHBA-së.

I pyetur se me çfarë të arriturash po e përmbyll vitin 2020 Qeveria e Kosovës, zëvendëskryeministri Tahiri u përgjigj se viti 2020 pa dyshim që ka qenë një vit shumë i vështirë.

“Ne në fillim të qershorit e kemi marrë qeverinë në rrethana shumë të vështira në një kohë kur i gjithë vendi ka qenë i mbyllur duke u ballafaquar me pandeminë Covid19, dhe në rrethana tepër të vështira kemi arritur që të hapim në masë të madhe ekonominë e Kosovës. Kemi arritur që të kalojmë ligjin për rimëkëmbje ekonomike dhe të ofrojmë një ndihmë substanciale edhe pse modeste për ekonominë e Kosovës. Në rrafshin e përgjithshëm është munduar që të menaxhohet mirë pandemia nga ministri Armend Zemaj, në veçanti që të forcohet sistemi mjekësor në spitalet rajonale si dhe të ndihmohen qytetarët me pandeminë tanimë edhe përmes ligjit për rimëkëmbje. Në rrafshin e politikës së jashtme Marrëveshja e Uashingtonit konsiderohet si një marrëveshje e cila i ka sjellë njohjen e Kosovës nga Izraeli”, ka deklaruar Tahiri.

“Mendoj që rendi, ligji dhe siguria ka qenë mirë. Ju e dini edhe veprimet që kanë ndodhur në Karaçevë, ka kaluar pa dhunë pa probleme në këtë fushë. Mirëpo në anën tjetër sfida vazhdojnë të mbesin pandemia dhe ekonomia, këto dyja duhet t’i trajtojmë fuqishëm”.

Rreth brishtësisë së koalicionit qeverisës, i përbërë nga LDK, AAK, Nisma Socialdemokrate dhe minoritetet, për shkak të numrave, Tahiri deklaroi se kjo Qeveri ka vështirësi me vetë faktin që ishte votuar me vetëm 61 vota.

Edhe Koci: Qeveria do të formohet shpejtë, por do të ketë sërish probleme për presidentin Arbëri Koci: Qeveria do të formohet shpejtë, por do të ketë sërish probleme për presidentin

“Kjo qeveri është votuar me 61 deputet dhe fakti që nuk kemi mundur të kalojmë sa duhet ligje dhe nuk kemi mundur t’i mobilizojmë shumicën tonë parlamentare që e kemi, tregon për një vështirësi”.

Ai shtoi se ky koalicion qeverisës është tash ngushtë i lidhur edhe me temën e presidentit që nënkupton, as kur e kemi themeluar e as tani nuk e kemi një shumicë prej dy të tretave, për të pasur një president duhet pasur një mandat më të gjerë. “Shpejt do të sqarohen këto çështje për shkak se presidenti duhet të zgjidhet deri në mars, pra deri në mars do të sqarohet se a do të zgjerohet koalicioni apo jo. Ajo që mund të them është se deri tani bashkë kemi punuar mirë”.

“Ne qoftë se nuk kemi një zgjidhje për president, vendi shkon në zgjedhje”, ka thënë Tahiri.