Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka pritur në një takim njoftues ekipin e Amnesty International, të përbërë nga Gauri van Gulik, Zëvendës Drejtoreshë për Evropën, si dhe raportueset Sian Jones dhe Jelena Sesar.
Ministri Tahiri ka njoftuar për prioritetet e tij në mandatin 4 vjeçar, si dhe për punën që po bëhet në harmonizimin e normave ligjore konform standardeve bashkëkohore ndërkombëtare në fushën e drejtësisë.
Ai ka përmendur punën që Qeveria ka bërë në kompensimin e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës, duke arritur që për këtë kategori të ndjeshme të shoqërisë të ofrohet trajtim i dinjitetshëm. Në këtë rrafsh, ministri Tahiri ka premtuar se do të jetë i përkushtuar që t’iu mundësojë qasje të plotë në drejtësi.
Zëvendës Drejtoresha për Evropën në Amnesty International, van Gulik ka ofruar mbështetjen e saj për Ministrinë në përmirësimin e politikave, që do të ndihmonin Kosovën në përmbushjen e standardeve ndërkombëtare për respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut.
-
Tahiri: Kosova, anëtare e besueshme e Bashkimit Evropian në luftën kundër terrorizmit
-
Tahiri: Institucionet të marrin përgjegjësinë për dështimet në hetimin e krimeve në Kosovë
-
Shqipëria i ofron Kosovës mbështetje për integrimet evropiane
-
Pritet avancimi i kompensimit të viktimave të krimit
-
Tahiri shpalos përvojat e Kosovës në rimëkëmbjen sociale