Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tahiri e Krasniqi kërkojnë që qeveria ta çojë në Kuvend demarkacionin

Politologu Ramush Tahiri dhe Albert Krasniqi, monitoriues i Kuvendit të Kosovës, nga Instituti Demokratik i Kosovës, kanë deklaruar se demarkacioni me Malin e Zi duhet të dërgohet për votim në Kuvendin e Kosovës.

Politologu Ramush Tahiri, ka deklaruar se Kosova e ka pasur atë kufij dhe i ka disa rregulla për atë kufij.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kosova e ka pasur kufirin e vet administrativ. Ai kufij ka mbetur i pandryshuar dhe vetëm ai kufij duhet të shënohet. Kosova ashtu si shtetet e tjera e ka një komision për përcaktimin e kufijve dhe mirëmbajtjen. Komisioni nuk cakton kufij të ri”, ka thënë Tahiri sot në televizionin publik.

Ai ka thënë se me Malin e zi janë politizuar kriteret.

“Kosova as nuk humb dhe as nuk fiton territor. Kufijtë caktohen ku kanë qenë. Kufiri administrativ i Kosovës, shënohet aty ku ka qenë”, ka thënë Tahiri. Sipas tij qeveria nuk mund të bie nëse nuk kalon demarkacioni.

Edhe Albert Krasniqi nga KDI, monitorues i punës së Kuvendit të Kosovës, ka deklaruar se duhet të procedohet sa më shpejt çështja e demarkacionit në kuvend dhe të zihet hapi, që lidhet me vizat.

“Kjo çështje nuk duhet të prolongohet më shumë”, ka thënë ai.

Sipas tij deputetët duhet të tregojnë me votën e tyre, se a janë pro apo kundër. Ai ka thënë se Kosova është shtet i ri dhe duhet të tregohet serioz.