Arbëri

Tahiri: Deklaratat e Albin Kurtit nuk iu ndihmojnë shqiptarëve të Maqedonisë

Si kryeministri Rama, ashtu edhe kryeministri Mustafa e presidenti Thaçi duhet të përfshihen më shumë përveç deklaratave politike.

Kështu thotë opinionisti Sefer Tahiri në Rubikon të KTV-së.

Ai thekson se vendi ndodhet në një situatë krize dhe kjo është e domosdoshme.

Kjo sepse shqiptarët atje deri tash kanë qenë të diskriminuar në të gjithë mënyrat qoftë edhe ekonomikisht.

Tahiri madje tha se mungon një komunikim mes shqiptarëve dje rrjedhimisht nuk duhet të ekzistojnë komplekse mes këtij bashkëpunimi.

"Nuk kemi asnjë lloj interkomunikimi, nuk duhet të kemi komplekse që të bashkëpunojmë mes veti, ato duhet të jetësohen në mënyrë konkrete", ka thënë Tahiri.

Tahiri për deklaratat e ish liderit të LVV-së, Albin Kurti thotë se nuk i ndihmojnë shqiptarët e Maqedonisë. Madje thotë se këto u shërbejnë maqedonasve që ta përdorin kundër shqiptarëve, se shqiptarët po ndahen.

"Deklaratat qoftë të forta apo të buta nuk na ndihmojnë", ka thënë ai.

Tahiri i drejtohet deputetit të LVV-së, Glauk Konjufcës se subjekti i tij synon një bashkim me Shqipërinë duke i lënë anash ata të Maqedonisë.