Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomasz Szunyog, e ka lavdëruar punën e ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, pas tërmetit në Turqi.
Ai ka thënë se është tejet i lumtur teksa sheh Kosovën përkrah BE-së në përpjekje për t’iu dal në ndihmë popullatës atje.
“Dua të përshëndes përpjekjet e kërkim-shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Turqi gjatë dhjetë ditëve të fundit. Deri më tani ata kanë arritur të shpëtojnë katër jetë, përfshirë dy fëmijë. Krenar që shoh Kosovën duke iu bashkuar Bashkimit evropian dhe përpjekjes ndërkombëtare të shpëtimit”, ka shkruar Szunyog.
Artikuj të ngjashëm
-
Szunyog në veri: Kosova e Serbia duhet të angazhohen në dialog
-
Szunyog: BE ka vullnet të pranojë anëtarë të rinj, Kosova ta shfrytëzojë rastin
-
Në Ditën e Evropës, Szunyog kërkon angazhim për përmirësimin e marrëdhënieve Kosovë-BE
-
Szunyog: Të punojmë për t’i bërë më të mira raportet mes Kosovës dhe BE-së
-
Szunyog: E ardhmja e Kosovës është padyshim në BE, rruga - normalizimi me Serbinë